INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 qershori/ Veliaj ka një mesazh për prindërit: Mendoni më shumë për fëmijët sesa partitë...

1 qershori/ Veliaj ka një mesazh për prindërit: Mendoni më shumë për fëmijët sesa partitë...

Publikuar më: 12:49 01-06-2019

Sot për ditën e fëmijëve në Tiranë janë organizuar një sërë aktivitetesh. Mes fëmijëve të mbledhur në sheshin “Skënderbej'', Veliaj uroi vogëlushët për ditën e tyre, ndërsa theksoi se Tirana punon gjithmonë në shërbim të tyre, si e ardhmja e çdo vendi.

Kryebashkiaku kishte dhe një këshillë për prindërit që të mendojnë më shumë për interesat e tyre, për familjen e tyre, sesa për interesat e partive politike.

“Në situatën e nxehtë politike, fëmijët janë kujtesa më e fortë se për çfarë i bëjmë festat, për çfarë punojmë. Duhet të reflektojmë, se çfarë ka më shumë prioritet e ardhmja e partisë apo e familjes. Iku koha kur kryetari i partisë shkatërronin proceset dhe zgjedhjet. Tirana është e sigurtë që do të ecë përpara në 4 vitet e ardhshme. Nëse mbajmë parasysh se çfarë është e rëndësishme në jetë, çfarë do të bëjmë më shumë për fëmijët është pyetja e Tiranës. Nëse ky qytet është miqësor për fëmijë, është miqësor për të gjithë. Prindërit të mendojnë më shumë për kalamajtë, sesa për partitë”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342