INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 muaj në kërkim, policët francezë arrestojnë 16 vjeçarin shqiptar. Ai vrau për vdekje...

1 muaj në kërkim, policët francezë arrestojnë 16 vjeçarin shqiptar. Ai vrau për vdekje...

Publikuar më: 16:54 10-11-2018

Është kapur pas 1 muaji në arrati një 16-vjeçar shqiptar në Francë. 16 vjeçari akuzohet se është autori i vrasjes së një të riu afrikan. Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 shtator në sheshin Place de Jaude, në Clermont-Ferrand të Francës.

Mediat franceze raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, u arrestua në Gjermani mbrëmjen e së martës. “La Montagne” bën me dije se katër të rinj ishin përfshirë në një sherr, që solli vdekjen e njërit prej tyre.

Vrasja_1.jpg

Ndërkohë, sipas hetimeve të prokurorisë franceze rezulton se shqiptari ka goditur 21-vjeçarin afrikan me thikë, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. Fill pas ngjarjes adoleshenti shqiptar është larguar nga vendi i krimit dhe kur ka marrë vesh që i riu ka ndërruar jetë, ai është arratisur. Ndërkohë, pas një urdhër-arresti europian, ai u kap në Gjermani. Sipas mediave franceze, ekstradimi i tij mund të zgjasë deri në 60 ditë.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598