INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 mijë fëmijë të prekur nga diabeti

1 mijë fëmijë të prekur nga diabeti

Publikuar më: 17:58 25-11-2018

Shifrat e të prekurve nga diabeti po rriten në mënyrë të frikshme duke krijuar impakt të madh në jetën e njerëzve por edhe në buxhetin e qeverive.

Për presidentin e Shoqatës së Diabetit Florian Toti me shumë rëndësi është krijimi i regjistrit kombëtar dhe te hartimi i një strategjie kombëtare për diabetin në Shqipëri. Rëndësia e menaxhimit të diabetit u diskutua në Konferencën rajonale të Federatës Europiane të Diabetit, të organizuar për herë të parë në Shqipëri.

“E rëndësishme për të treguar se edhe në Shqipëri diabeti po zë një vend të rëndësishëm dhe parandalimi ka edhe një rëndësi më të madhe dhe mbi të gjitha krijimi i një regjistri kombëtar dhe i një strategjie kombëtare për diabetin”- thotë mjeku Florian Toti.
Drejtori rajonal i FederataëEuropiane të Diabetit Ignacio Garamendi thotë se menaxhimi i diabetit në të ardhmen është shumë i rëndësishëm.

“Federata Europiane e Diabetit (IFD) udhëheq organizatat në rajonin e Europës duke treguar rëndësinë e menaxhimit të diabetit. Ne po u tregojmë organizatave tona sesa i rëndësishëm është menaxhimi i diabetit në vitet e ardhshme sepse kjo nuk reflekton vetëm impaktin e madh në jetën e njerëzve por edhe impaktin e madh në buxhetin në rajonin e Europës. Ne jemi duke punuar me anëtarët tanë të organizatës për ta bërë më të vlefshëm trajtimin tek njerëzit që jetojnë me diabet, duke pasur shërbime më të mira mjekësore në dispozicion. Jeta e njerëzve tanë është e rëndësishme dhe ne jemi çdo herë duke zhvilluar më shumë përpjekje në nivel europian që ti bëjmë ata të kenë më shumë akses në kujdesin shëndetësor”-deklaroi Garamendi.

72 mijë pacientë trajtohen për sëmundjen e diabetit në Shqipëri, 1 mijë prej tyre janë fëmijë deri në moshën 18 vjeç.

Çdo vit regjistrohen 2 mije deri në 3 mijë raste të reja me diabet. Në konferencën rajonale të Federatës Europiane të Diabetit morën pjesë 76 shoqata nga 44 vende të Europës.

Article Logic
Execution time: 0.0036861896514893