INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 e 3-ta e punonjësve shqiptarë marrin paga minimale [VIDEO]

Publikuar më: 14:10 16-01-2019

Rreth 1 e 3-ta e punonjësve në vendin tonë paguhen me rrogë minimale. Gjatë kontrolleve të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ka rezultuar se nga 291 mijë të punësuar, që janë marrë në analizë afro 76 mijë prej tyre marrin pagë minimale. 

Referuar raportit të Inspektoratit të Punës për vitin2018, vihet re se veç shifrës së lartë të punonjësve që trajtohen me paga minimale, janë zbuluar edhe një numër në rritje i punonjësve informalë. Rreth 1580. Kjo shifër është dyherë më e lartë se në vitin 2017.
Mësohet se gjatë vitit 2018 u ndërmorën mbi 4 mijë inspektime më shumë, se në 2017 dhe u kontrolluan 12.297 subjekte private dhe shtetërore.
Fokusi i inspektimeve ka qenë në sektorin e shërbimeve, tregti, hotele dhe bare-restorante, ku informaliteti dhe abuzimet janë më të larta për shkak të punësimeve sezonale. Ndërsa më pak vëmendje i është kushtuar sektorit elektrik, gazit dhe ujit. Në rang vendi Tirana mban numrin më të lartë të inspektimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0038878917694092