INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 300 persona mund të votojnë dy herë? Ja sa femra, meshkuj, e sa 100-vjeçarë kemi [VIDEO]

Publikuar më: 16:53 28-02-2017

Dublimet në listat e zgjedhjeve kanë qënë gjithmonë debate mes klasës politike në vendin tonë, por shpesh dhe pjesë e rekomandimeve të OSBE ODIR. Por ndërsa na ndajnë rreth 4 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit, pas publikimit të ekstraktit të dytë të listave të zgjedhësve më 3 shkurt, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka konstatuar rreth 1300 dublikime. Në një intervistë për IN News drejtori i përgjithshëm Bledi Doracaj thotë se institucioni që ai drejton ka ngritur një grup pune për verifikimin.

Bledi Doracaj:
“Kemi një numër shumë të ulët dublimesh. Kemi rreth 1 mijë dublime brenda një zyre dhe 300 të tjera në zyra të ndryshme. Një grup pune është ngritur dhe nga ekstrakti në ekstrakt do shkojmë drejt eleminimit të këtij problem”.
Ligji është i rreptë dhe për 100 vjeçarët. Emrat e tyre janë të bllokuar në nuk janë pjesë e listave paraprake, deri në verifikimin e sejcilit rast.
Bledi Dorancaj:
“Janë 1 mijë rastë 100 vjeçarët, po kontrollojmë çdo rast”.
Bedi Doracaj bën publike të dhënat në shifra për zgjedhësit e 18 qershorit, e ajo që bie në sy është se janë më shumë zgjedhës meshkuj se sa femra.
3.4 milion zgjedhës
135 mijë votues për herë të parë
51% meshkuj dhe 49% femra

Article Logic
Execution time: 0.0033378601074219