INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Boston Globe”: Berati ndër vendet më tërheqëse në botë!

“Boston Globe”: Berati ndër vendet më tërheqëse në botë!

Publikuar më: 13:27 28-12-2015
Gazeta amerikane “Boston Globe” ka zgjedhur qytetin e Beratin ndër 10 destinacionet turistike më tërheqës të botës. Në shkrim thuhet se Berati është një qytet, që duhet vizituar në vitin 2016, por nga ata turisë, që kanë fizik të fortë dhe nga udhëtarë me eksperiencë. E përditshmja nuk këshillon, që ky qytet të vizitohet nga ata që kanë fizik delikat apo turistë që nuk lëvizin shumë.
 
Sipas gazetës amerikane shpërblimi për ata që kanë durimin dhe planifikojnë ta vizitojnë, Beratin do të jetë i pamasë!
 
Shqipëria këtë vit është futur në listën e vendeve për t'u vizituar edhe nga gazeta e revista të tjera ndërkombëtare. Vetëm muajt e fundit edhe dy gazeta të njohura franceze ua rekomanduan Shqipërinë lexuesve të tyre si një destinacion për të mos u humbur pa u parë gjatë 2016.
 
Article Logic
Execution time: 0.0040149688720703