INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare/ Ilir Daja trajnier i Flamurtarit

Zyrtare/ Ilir Daja trajnier i Flamurtarit

Publikuar më: 10:31 20-06-2018

Ish-trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka mbërritur në qytetin e Vlorës për të zyrtarizuar qëndrimin e tij aty si edhe pë të firmosur kontratën me skuadrën e Flamurtarit.

Për më shumë se një orë trajneri ka qendurar në ambientet e stadiumit me administratorin Sinan Idrizi dhe drejtorin Edmond Liçaj.

Ilir Daja është shfaqur i qeshur para gazetarëve, ndërsa nuk kanë munguar ngacmimet e Idrizit.

Pas suksesit me Skëndebeun, trajneri kampion aktual do të kërkojë të bëjë historinë me skuadrën kuqezi.

Tekniku 51-vjeçar do të dalë në ditët e ardhshme në një konferencë për shtyp, ku do të flasë për aventurën e re te Flamurtarit.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492