INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare, Chelsea transferon yllin e Anglisë për 17 mln Euro [FOTO]

Zyrtare, Chelsea transferon yllin e Anglisë për 17 mln Euro [FOTO]

Publikuar më: 18:56 05-01-2018

Ai është një nga lojtarët më të mirë në Premier League dhe prej disa vitesh ka luajtur në nivele të larta me Everton. Ditën e sotme, Chelsea ka konfirmuar blerjen e re Ross Barkley. për 17 mln euro. Lojtari i përfaqësueses së Tre Luanëve do të veshë fanellën me numrin 8 për Blutë pas pakoi vizitat mjekësore të premten.
24-vjeçari ishte përfolur për një kalim te Tottenham gjatë verës por fantazisti tashmë ka firmosur për kampionët në fuqi të Premier League.
“Jam tepër i lumtur dhe po pres me padurim të filloj aventurën e re. Të kem shansin për një start të ri te një klub si Chelsea është diçka e pabesueshme për mua. Shpresoj të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën të shënojë më shumë gola.
Barkley kishte që në moshën 11-vjeçare tek Everton dhe ka zhvilluar 150 ndeshje në Premier League.

bark.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242