INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyra e OKB-së raport alarmant për përdorimin e kokainës në Shqipëri, braktiset kanabis

Zyra e OKB-së raport alarmant për përdorimin e kokainës në Shqipëri, braktiset kanabis

Publikuar më: 09:52 02-07-2019

Një raport i zyrës së OKB-së për drogën dhe krimin vlerëson se Shqipëria ka humbur pikë në renditjen e shteteve që janë përdoruese më të mëdha të kokainës. Rezultojmë të tretët në botë dhe para nesh janë Britania dhe e para në botë SHBA-ja. 

Në vendin tonë përqindja e popullsisë prej 15-64 vjeç që kanë provuar të paktën një herë në jetë kokainën është 2.5%, ndërsa popullsia angleze që e konsumon prek 2.67% të totalit dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2.7%.
Në rajon jemi të partë, pas vendit tonë vjen Maili i Zi me prevalencë prej 1.8% dhe më tej Serbia, me 0.1%.
Ndryshe nga kokaina, përdorimi i kanabisit është më i ulët në Shqipëri në raport me shtet e tjera, me prevalencë prej 5.6%. Konsumi më i lartë i kanabisit në botë është në Izrael, me 27% dhe më pas vjen SHBA, me 18.4%.
Mjaft i ulët në vendin tonë raportohet dhe përdorimi i amfetaminës, me prevalencë prej vetëm 0.1%, nga 3.1% që është rekordi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211