INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zoran Zaev do të vizitojë Tiranën

Zoran Zaev do të vizitojë Tiranën

Publikuar më: 09:29 12-03-2019

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministri për Çështje Evropiane do të vijnë për vizitë zyrtare në Shqipëri më 13 mars. Kjo është njoftuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut. Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.

“Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pasdite, është parashikuar takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi”, thuhet në njoftimin e qeverisë së shtetit fqinj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031208992004395