INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zonjat e politikanëve shqiptarë paskan stiliste të përbashkët, ja cila është ajo...[FOTO]

Zonjat e politikanëve shqiptarë paskan stiliste të përbashkët, ja cila është ajo...[FOTO]

Publikuar më: 14:42 07-12-2017

Edhe pse në kundërshti për pikëpamjet politike, zonjat e politikanëve më të rëndësishëm në vend rënkan dakord për shijet duke ja besuar të njëjtës stiliste.

E kemi fjalën për stilisten Enada At’Nikolla e cila vesh zonjat më të njohura të vendit si Linda Rama, Monika Kryemadhi, Liri Berisha, Argita Malltezi si dhe Ajola Xoxa.

E ftuar në Wake Up, stilistja pranoi se shumë prej veshjeve që ato zgjedhin të mbajnë janë prej duarve të saj.

“Nuk mund të them që të gjitha rrobat që ato veshin i kam stiluar unë, por një pjesë të mirë po. Janë zonja shumë të mira, pa huqe dhe pa teka. Kjo varet prej intelektit të personit”, u shpreh Enada.

Stilistja Enada At’Nikolla tha se artistët shqiptarë janë shumë të vështirë për t’u veshur.

“Shumicës nuk i pëlqen të ndryshojë stil, kanë mbetur po tek e njëjta pamje pavarësisht se nuk u shkon dhe kanë probleme me imazhin. Më pëlqen shumë Venera Lumani, dhe mënyra se si vishet ajo”, u shpreh stilistja e njohur.

segr_serg.PNG

io_ergfw.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032098293304443