INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zonja e Parë e Francës ka një stil të përkryer! Ja rregullat që ajo ndjek për të qenë gjithmonë FASHION [FOTO]

Zonja e Parë e Francës ka një stil të përkryer! Ja rregullat që ajo ndjek për të qenë gjithmonë FASHION [FOTO]

Publikuar më: 13:13 10-11-2018

Në mendimet e secilit, nuk ka asgjë më të mirë se një grua me pushtet që na tregon dashurinë e saj për modën. Së fundmi, në vëmendjen tonë është Zonja e Parë e Francës me stilin e saj gjithmonë të mrekullueshëm.

Macron, një mësuese anglishteje në profesionin e saj të mëparshëm fotografohet në darka mbretërore dhe në aktivitetet e ndryshme politike, me veshje të cilat gjithmonë duam t’i kopjojmë.

Pavarësisht eventit, në zemër të stilit të saj është minimalizmi, kështu që ne mund të mbështetemi tek ajo për garderobën perfekte ku shumica e veshjeve përfshijnë xhaketa sportive, këpucë pa lidhëse dhe sigurisht xhinset e ngushta.

Në një udhëtim së fundmi në Deauville-les-Bains, Francë, Macron dhe burri i saj na treguan se çdo të thotë stili jo zyrtar. Brigitte Macron kishte veshur një pale xhinse të ngushta, të zeza dhe një pulovër gjithashtu të zezë, ndërsa sipër e kishte mbyllur me një pallto ngjyrë rozë, në material leshi, ndërkohë që e kombinonte këtë të fundit me logon e Luis Vuitton në shallin e saj- dhe mund të themi pa frikë se është një kombinim gjenial.

Ndërkohë që dimri po afron kini parasysh stilin e Brigitte Macron për të kombinuar xhinset e ngushta.

macron_1.jpg

macron_2.jpg

macron_4.jpg

macron_3.jpg

macron_5.JPG

macron_6.JPG

macron_7.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154