INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zidane trregon mbi planet e së ardhmes, pas largimit nga RMA

Zidane trregon mbi planet e së ardhmes, pas largimit nga RMA

Publikuar më: 12:31 12-06-2018

Kanë kaluar plot 11 ditë qekur Zinedine Zidane, ish-trajner i Real Madrid, dha dorëheqjen nga drejtimi i kampionëve të Evropës.

Në vetëm dy sezone e gjysmë, Zinedine Zidane fitoi 3 Champions League me Realin e Madridit dhe një kampionat spanjoll, mes shumë trofeve të tjerë.

Gjatë inaugurimit të një parku për fëmijë të Adidas-it në Saint-Denis, në afërsi të Parisit Zidane është shprehur në lidhje me vendimin e tij dhe vazhdimësinë e karrierës.

“Jam shplodhur dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Vendimi që mora ishte i rëndësishëm, të shohim tani se çfarë do të ndodhë”, tha francezi Në prag të Botërorit, ish-numri 10 i Francës dha mendimin e tij edhe mbi kombëtaren e “Gjelave”.
“Është një ekip që ka vërtetë potencial. Shpresoj që të ecë sa më shumë të jetë e mundur dhe pse jo, të fitojë Botërorin”, u shpreh Zidane.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164