INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zhvillimi i një vendi varet edhe nga kërkimi shkencor! EUROSTAT, Shqipëria e fundit në Europë[VIDEO]

Publikuar më: 12:12 11-01-2019

Shqipëria nuk kryen kërkime shkencore të cilat rritin zhvillimin e një vendi. Vendi ynë ka shpenzimet më të ulëta për kërkim dhe zhvillim në krahasim me shtete e tjera europiane.

Raporti i EUROSTAT theskon se mesatarja e investimeve në kërkim dhe zhvillim në BE ishte 2.07% e PBB-së, ndërsa në Shqipëri shpenzimet për këtë zë ishin vetëm 0.03% e PBB-së, me një shumë më pak se 500 milionë lekë.
Shqipëria jo vetëm që ka nivelin më të ulët në aspektin kërkimor, por ka një diferencë të thellë si me vendet e Europës dhe ato të rajonit.
Në vendet në zhvillim dhe ato të Ballkanit, investimet në kërkim dhe zhvillim janë përgjithësisht mbi 0.5% e PBB-së, ndërsa në Serbia ka nivelin më të lartë të shpenzimeve me 0.9% të PBB-së.
Vitin e kaluar qeveria shqiptare shpenzoi, 110.5 milionë lekë për Akademinë e Shkencave dhe 480 milionë lekë ishin fonde që Ministria e Arsimit do të përdorë për kërkimin shkencor. Kjo shumë në këto nivele është sa 0.03% e PBB-së.
Në 2017, shtetet anëtare të Bashkimit Europian shpenzuan së bashku gati 320 miliardë euro për Kërkimin dhe Zhvillimin. Këto shpenzime arritën në 2.07% të PBB-së në vitin 2017, krahasuar me 2.04% në vitin 2016, pra janë rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0034298896789551