INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduket 21 vjeçari në Dibër, flasin familjarët

Zhduket 21 vjeçari në Dibër, flasin familjarët

Publikuar më: 12:08 05-12-2018

Një fenomen mjaft shqetësues është shfaqur javët e fundit. Të rinj që zhduken dhe humbin çdo kontakt me familjarët. Ky fenomen është hasur edhe në Dibër. Mësohet se një i ri nga Maqellara e Dibrës është zhdukur prej 7 ditësh.

21 vjeçari Mateo Aga ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 28 nëntor. Nga të dhënat e uniformave blu mësohet se për herë të fundit, 21 vjeçari është parë duke dalë nga një lokal mbrëmjen e 28 nëntorit rreth orës 21:30. Alarmi është ngritur nga familjarët e 21 vjeçarit, të cilët dyshojnë se djali mund të jetë rrëmbyer.
Familjarët deklarojnë në Polici:
“Dyshojmë se e kanë rrëmbyer djalin. Në 29 nëntor djali shkoi në fshatin Grezhdan. Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua. Shkoi në fshat me makinën e një fqinji”.
Ndërkohë autoritetet po punojnë për gjetjen e 21-vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664