INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjidhje nga jashtë të krizës politike? Ja çfarë thotë Basha

Zgjidhje nga jashtë të krizës politike? Ja çfarë thotë Basha

Publikuar më: 13:30 17-09-2019

Zgjidhja e krizës politike në vend nuk do të vijë nga një ndërmjetësim i mundshëm nga faktori ndërkombëtar. Siç deklaroi sot kryetari i opozitës zgjidhja do të vijë nga brenda. “S’ka zgjidhje nga jashtë. Zgjidhja do të vijë nga brenda. Jashtë kemi pasur miq, por kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimë apo duke parë nga qielli. Zgjidhet duke marrë në dorë fatet tona”, deklaroi sot kryedemokrati.

Ai e bëri të qartë se opozita do të vazhdojë aksionin e nisur. “Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe ajo mund të zgjidhet duke e ndarë atë nga krimi. Proces zgjedhor pa garancinë se qytetarët nuk do të dhunohen, pa një transformim të thellë, nuk mund të ketë. Do të vazhdojmë betejën deri në fund për të çliruar Shqipërinë nga politika e lidhur me krimin. Ky është qëllim që bashkon gjithë shqiptarët e ndershëm. As Rama e as organizata e tij kriminale nuk kanë as përgjigje dhe as zgjidhje për Valdrin Pjetrin, Kajmakun, apo Babanin. Rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më e mundshme dhe e shkurtër”, u shpreh kreu i PD-së.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434