INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD-LSI vendosin për hapat e radhës

Zgjedhja e Kryeprokurorit, PD-LSI vendosin për hapat e radhës

Publikuar më: 13:28 16-12-2017

Çështja e zgjedhjes së kryeprokrorit ka bërë bashkë Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ata janë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit sipas procedurës të nisur nga Partia Socialiste.

Partia Demokratike dhe lëvizja Socialiste për Integrim, do të protestojnë në Tiranë para Parlamentit të hënën kur pritet të zgjidhet Prokurori i përgjithshëm i përkohshëm.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në FB bëri  me dije se do të mblidhet komiteti drejtues i partisë duke bërë thirrje qytetareve të bashkohen në protestë.

Të dyja forcat opozitare nuk morën pjesë në Komisionin ku u prezantuan edhe kandidatët për kryeprokuror ku tre prej tyre do të kalojnë për votim këtë të hënë në parlamentm bëhet fjalë për Ferdiand Elezi, Arta Markun dhe Ermira Tafani.

Këtë të shtunë PD ka paralajmëruar një mbledhje urgjente me grupin parlamentar ku do të përcaktohet axhenda e qëndrimit politik të opozitës, ku nuk përjashtohen protestat. Qëllimi i protestës është bllokimi i këtij procesi pasi opozita thotë se zgjedhja e kryeprokurorit nga maxhoranca tenton të kapë organin e akuzës dhe të mbyllë dosjet e krimit dhe të korrupsionit.

Mazhoranca kërkon një kryeprokuror të përkohshëm të zgjedhur me shumicë të thjeshtë. Mes palëve politike ka nisur debati lidhur me kushtetueshmërinë e procedurës së ndjekur nga Kuvendi në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e cila ende nuk është ngritur për shkak të mungesës së një anëtarë të Shoqërisë Civile.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932