INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zëri i këtij djali do jua heqë trurin”! Afrojack ngre Albert Stanaj në qiell, ai nuk zhgënjen! [VIDEO]

“Zëri i këtij djali do jua heqë trurin”! Afrojack ngre Albert Stanaj në qiell, ai nuk zhgënjen! [VIDEO]

Publikuar më: 13:35 27-03-2017

Ndoshta Era Istrefi mungoi në festivalin e madh të Ultra Music në Miami, por kjo nuk do të thotë që në skenë nuk fluturuan "shqiponjat".

Bëhet fjalë për Albert Stanaj natyrisht, i cili nuk është një emër i panjohur, jo vetëm për ne, por edhe për disa nga emrat më në zë të muzikës. Një prej tyre ishte natyrisht edhe DJ hollandez Afrojack, i cili e mirëpriti artistin e ri të talentuar në skenë me fjalë të mëdha. “Tani vjen miku im Stanaj me këngën e re...zëri i tij do t’jua heqë trurin” ishin fjalët e producentit 29 vjeçar. U tha, u bë! Stanaj jo vetëm dhuroi spektakël, por e ngriti turmën në këmbë, të cilët e pritën si një yll të vërtetë. Por ndoshta pjesa më e bukur erdhi në fund të performancës së artistit që kohë më parë i bëri përshtypje dhe Kim Kardashianit. Si për të vënë qershinë mbi tortë, ai bëri shqiponjën me dy duart e tij, një gjest që për të pranishmit ndoshta nuk thotë shumë, por që për ne e lartëson edhe më shumë këtë djalosh që është i destinuar të na bëjë krenarë. Shihni min 50:00

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318