INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zëri i dridhet, por Lori Hoxha rrëfen “tmerrin” e babait të saj: Pak persona e dinë, por ai ishte...[FOTO]

Zëri i dridhet, por Lori Hoxha rrëfen “tmerrin” e babait të saj: Pak persona e dinë, por ai ishte...[FOTO]

Publikuar më: 21:44 23-05-2018

Dita e sotme përkon me 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të Top Channel Dritan Hoxha. Padyshim për familjen e tij dita e sotme është e trishtë dhe e përkujtojnë më shumë se çdo ditë tjetër Tanin.

Sot në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dritan Hoxhës, Lori Hoxha ishte ftuar në “Top Shoë”, në një bashkëbisedim me Alban Dudushin, si asnjëherë tjetër.

Sigurisht që jo vetëm në Top Shoë, por edhe në çdo emision tjetër, Lori Hoxha do të shprehet se për të është privilegj që është vajza e Dritan Hoxhës.

“Për mua është privilegji më i madh në jetë të jem fëmija i tij. Por sigurisht që ka edhe një lloj presioni. Je gjatë gjithë kohës në luftë që të bësh atë që do të donte të bënte ai, por pa e humbur veten tënde”, tha Lori.

Vështirë ta kontrollojë dridhjen e zërit, megjithatë i ka të qarta të gjithë objektivat që i ati, edhe pse nuk ia la me të shkruar, ia trashëgoi pa e ditur që dashuria për televizionin dhe për Topin, Lorit do t’i injektohej. Lori u shpreh se nuk do të donte kurrë të ikte nga vizioni i Tanit, por thotë se vizioni i tij duhet të evoluojë.

“Tani është sinonim i Topit. Nuk ka për të ikur kurrë shprehja: “Tani i Topit”. Dhe unë nuk dua ta heq këtë. Unë dua të bëhen gjëra aq të mira sa dhe njerëzit të thonë edhe Tanit do t’i kishte pëlqyer kjo. Unë nuk do të doja që ne të iknim nga vizioni i Tanit, por sigurisht që ai vizion duhet të evoluojë dhe po evoluon”, u shpreh Lori.

Më tej, Lori thotë se në fillim nuk e konceptonte dot Tanin si gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. “10 vite pa babin është një mungesë shumë e madhe. Unë nuk e dija kush ishte Tani, gjeniu për të cilin flisnin njerëzit. Unë kam qenë vetëm 14 vjeç kur ai iku. Unë e dija që punonte, pasi bënim një jetë të mirë, por nuk e dija që ishte njeri kaq i madh. Pasi ai iku, atëherë e kuptuam”.

Lori zbulon edhe një pjesë të karakterit të Dritan Hoxhës. “Pak njerëz e dinë, por ishte shumë fanatik. ‘Tmerri’ i tij ishte që unë po rritesha”, tregon Lori.

ddd.png

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064