INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Zemra mal’, aktori Hollywood-ian me të cilin u rritëm vendos flamurin e Kosovës në kraharorin e tij

‘Zemra mal’, aktori Hollywood-ian me të cilin u rritëm vendos flamurin e Kosovës në kraharorin e tij

Publikuar më: 15:37 28-02-2019

Aktori Morgan Freeman është një nga më të identifikueshmit kur vjen puna tek filmat botërorë. Zëri i tij dramatik dhe karakteret e shumta, patjetër që kanë rastisur t’i dëgjojmë e shohim në disa raste.

Por, që do ta shihnim edhe me flamurin e Kosovës në kraharorin e tij, kjo ishte diçka përtej imagjinatës dhe mesa duket ëndrrat bëhen realitet.

Disa diplomatë të shtetit të Kosovës, të cilët punojnë në Panama, i kanë dhuruar aksesorin aktorit.

Me kënaqësi dhe me një gatishmëri të habitshme ai ka qenë i lumtur ta vendosë atë në xhaketë duke bërë edhe disa foto, të cialt ne patëm kënaqësinë t’i shohim.

“Në shenjë falenderimi i dhuruam flamurin e Kosovës dhe të SHBA-ve, të cilin e vuri me shumë kënaqësi”, shkruhet në postimin e bërë në “Facebook”.

morgan_freem.jpg

morgan_frema_3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004101037979126