INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni misteret e qytetit tuaj dhe fitoni dhuratat me lojën Vodafone City

Zbuloni misteret e qytetit tuaj dhe fitoni dhuratat me lojën Vodafone City

Publikuar më: 13:58 14-07-2017

Vodafon do ju përfshijë në një mision të mistershëm, ku qytetet tuaja do të kthehen në labirinte sa interesante, aq edhe intriguese.

Për të gjithë ju që keni dashur të përjetoni aventurën e një gjuetie thesari, tashmë do të mund  ta realizoni pa lëvizur nga qyteti juaj. Elemente janë fshehur në 15 qytete të Shqipërisë dhe presin që ju t’ia dilni për t’i gjetur, respektivisht në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Fier, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Sarandë dhe Shkodër. Loja virtuale me karakter misterioz është e mbushur me emocion ndërkohë që do ju duhet të kaloni kurthet për të gjetur elementet, duke ju kthyer kështu në një Sherlock Holmes të vërtetë.

Vodafon City 3, i konceptuar nga Vodafone Albania, që pas suksesit të dy edicioneve të para, është rikthyer sërish fuqishëm në një tjetër dimension, me kufij edhe më të zgjeruar në hartën e itinerarit. Mjafton të shkarkosh aplikacionin Vodafone City në aparatin Google Play ose App Store, të pranosh Kushtet dhe Afatet, të regjistrohesh duke plotësuar të dhënat e kërkuara (emër, mbiemër dhe ditëlindje) e më pas të përzgjedhësh qytetin ku dëshiron të luash dhe kështu pastaj nis rrugëtimi nëpër nivele, për të gjetur e grumbulluar 10 elementёt të cilët janë të fshehur në secilin prej qyteteve, në objekte të ndryshme dhe që do të zbulohen gradualisht gjatë kohëzgjatjes së lojës.

10 elementet që duhet të gjeni janë të lidhura me inteligjencën njerëzore, dhe do të bëjnë të mundur të arrini atë që quhet Red Poëer. Një total prej 21 mijë paketash ineerneti dhuratë dhe 104 smartphone janë rezervuar nga Vodafone gjatë lojës Vodafone City për lojtarët më të shpejtë që përfundojnë nivelin e 10-të të lojës. Nëse nuk keni hyrë ende në Vodafone City, mos humbisni më kohë. Loja vazhdon deri në fund të korrikut. 

Article Logic
Execution time: 0.0042309761047363