INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni kush mban fronin e Like Shqip Top10 për këtë javë [VIDEO]

Zbuloni kush mban fronin e Like Shqip Top10 për këtë javë [VIDEO]

Publikuar më: 18:09 10-06-2018

Si çdo të premte, emisioni “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin i dedikohet muzikës më të mirë shqiptare. Fatma ju sjell klasifikimin e 10 këngëve më të pëlqyera shqip duke u bazuar te votat e votuesve në intv.al dhe stafit të IN. Votat janë bërë sa më intensive, pasi hitet e reja ua bëjnë më të lehtë dëgjuesve për të vendosur për këngët e tyre të preferuara. Ndryshe nga java e kaluar ka pasur edhe hyrje të reja në klasifikim si për shembull kënga më e fundit e Xhensila Myrtezaj në bashkëpunim me Ardian Bujupi, Klea huta me këngën “Bla Bla Bla” etj.

Por kënga më e pëlqyer e shqiptarëve është “Ping Pong” nga Alban Skënderaj dhe Mc Kresha. Ajo renditet në vendin e parë të klasifikimit #LikeShqipTop10. Kënga është ritmike-verore, ndërsa vjen për fansat në YouTube me një klip të realizuar me animacione, bashkëngjitur me tekstin e saj. Në vend të dytë qëndron kënga e Butrint Imeri – Ma Cheri, ndërsa vendin e tretë e ka ‘rrëmbyer’ Ledri Vula dhe Buta me këngën ‘Merri Merri’.

Ndërkohë që ju zbulojmë klasifikimin e plotë të 10 këngëve më të pëlqyera shqiptare, ju ftojmë që të votoni këngën tuaj të preferuar në intv.al.

Klasifikimi i plotë:
Vendi i 10: Elvana Gjata - Xheloz
Vendi 9: Ardian ft Xhensila - Çika Çika
Vendi 8: Mozzik - Madame
Vendi 7: Klea Huta - Bla Bla Bla
Vendi 6: Kida - Bileta
Vendi 5: Seven ft Argjentina- Pa ty
Vendi 4: Granit ft Capital t - Take a shot
Vendi 3: Ledri ft Buta - Merri Merri
Vendi 2: Butrint - Ma cheri
Vendi 1: Alban Skenderaj ft Mc Kresha - Ping Pong

 

A post shared by IN Life (@inlife.al) on

Article Logic
Execution time: 0.0026569366455078