INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni kush ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Zbuloni kush ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin ‘Like Shqip Top 10’ këtë javë [VIDEO]

Publikuar më: 16:42 15-06-2018

E premtja i dedikohet muzikës më të mirë shqiptare në emisionin “Fun Day” me moderatoren shqiptare Fatma Methasanin. Fatma ju sjell klasifikimin e 10 këngëve më të pëlqyera shqip duke u bazuar te votat e votuesve në intv.al dhe stafit të IN. Votat janë bërë sa më intensive, pasi hitet e reja ua bëjnë më të lehtë dëgjuesve për të vendosur për këngët e tyre të preferuara. Ndryshe nga java e kaluar ka pasur edhe hyrje të reja në klasifikim si për shembull kënga më e fundit e Ledri vulës i cili erdhi në bashkëpunim me Lyrical me këngën e titulluar “Princess Diana”. Gjithashtu është berë pjesë e listës bashkëpunimi i Alban Skënderaj dhe Noizy me këngën motivuese për të rinjtë të titulluar “Drejt suksesit”

Kënga më e pëlqyer e shqiptarëve, e cila ka rrëmbyer vendin e parë në Like Shqip Top 10, por me shumë meritë, është “Ma Cherie” e këngëtarit të talentuar Butrint Imeri. Në vend të dytë qëndron kënga Ledri ft Lyrical – Princess Diana, ndërsa në vendin e tretë renditet Ledri ft Buta – Merri Merri.

Ndërkohë që ju zbulojmë klasifikimin e plotë të 10 këngëve më të pëlqyera shqiptare, ju ftojmë që të votoni këngën tuaj të preferuar në intv.al.


Lista e plotë ‘Like Shqip Top 10’
Vendi i 10: Mixey ft Nora Istrefi – As ni gotë
Vendi 9: Kida - Bileta
Vendi i 8: Mozzik - Madame
Vendi 7: Alban ft Noizy – Drejt Suksesit
Vendi 6: Alban Skenderaj ft Mc Kresha – Ping Pong
Vendi 5: Granit ft Capita T – Take a shot
Vendi 4 : Ardian ft Xhensila – Çika Çika
Vendi 3: Ledri ft Buta – Merri Merri
Vendi 2: Ledri ft Lyrical – Princess Diana
Vendi 1: Butrint – Ma Cherie

Article Logic
Execution time: 0.0021810531616211