INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni disa nga shtetet më të mira për të jetuar me familjen

Zbuloni disa nga shtetet më të mira për të jetuar me familjen

Publikuar më: 15:17 07-01-2018

Një ndër gjërat më të rëndësishme që merret në konsideratë kur emigrojmë jashtë vendit dhe veçanërisht kur zhvendosemi së bashku me familjen, është cilësia e jetës që të ofron ai shtet shkruan Monitor.
Sipas një studimi të kryer nga InterNations, rrjeti më i madh në botë për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, u vlerësuan 43 aspekte të ndryshme të jetës jashtë vendit në një shkallë vlerësimi nga 1-7.
Ja lista me 19 shtetet e Business Insider:

19. Koreja e Jugut

18. Meksika – Prindërit emigrantë të anketuarve u shprehën që në këtë vend ata kishin mundësi që të vendosnin një ekuilibër të mirë ndërmjet jetës profesionale dhe asaj personale, gjë kjo që i krijonte mundësinë për të pasur më shumë kohë që të rrinin me fëmijët e tyre.

16. Singapori – Emigrantët e vlerësojnë këtë shtet si një ndër më të mirët në lidhje me mirëqenien e familjes dhe sigurinë e fëmijëve, por një nga më të këqijtë në botë sipas renditjes në nënindeksin e Shpenzimeve të Arsimit të Fëmijëve.

15. Afrika e Jugut – Është një nga shtetet më të mira në botë për aktivitetet e fëmijëve gjatë kohës së tyre të lirë, por ende nuk ka një rezultat të saktë nga emigrantët në lidhje me mirëqenien e familjes.

14. Luksemburgu – Ai mund të renditet si një nga shtetet mesatarisht të mira në nënindeksin e disponueshmërisë ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve, por është një ndër më të mirët për sa i përket Mirëqenies së Familjes dhe Sigurisë së Fëmijëve.

13. Holanda – Disponueshmëria ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor të fëmijëve dhe cilësia e
arsimit, e ndihmuan këtë vend që të renditej disa pozicione më lart në krahasim me një vit më parë.

12. Polonia – Ky shtet fitoi shumë pikë për shkak të rezultatit të tij të lartë të treguar në kujdesin ndaj fëmijëve dhe arsimit, si dhe nënkategoritë e cilësisë së arsimit.

11. Franca – Njohuria e gjuhës vendase është një avantazh shumë i madh për emigrantët. Sipas kësaj ankete, rreth 36% e fëmijëve të emigrantëve flasin frëngjisht, por në Francë 60% e prindërve deklaruan se fëmijët e tyre e flasin në mënyrë të shkëlqyer frëngjishten.

10. Gjermania – Ky është një ndër shtetet që ofron arsim të cilësisë shumë të lartë dhe mbi të gjitha me kosto jo shumë të larta, por emigrantët preferojnë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat ndërkombëtare, në vend të atyre kombëtare,

9. Belgjika – Ky vend është renditur disa pozicione më sipër në krahasim me renditjen e 2014, kryesisht për shkak të përmirësimeve në cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe arsimit të fëmijëve.

8. Tajvani – Ky shtet aziatik mori shumë pikë në nënindeksin e sigurisë së fëmijëve, si edhe në nënkategorinë e qasjes miqësore nga familjeve me fëmijë.

7. Australia – Është një prej shteteve më të mira në botë në lidhje me aktivitetet që zhvillojnë fëmijët gjatë kohës së tyre të lirë.

6. Norvegjia – Ky shtet kaloi nga vendi i 17-të në vend të 6-të si pasojë e përmirësimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor të fëmijëve të emigrantëve.
5. Suedia

4. Austria

3. Izraeli – Ky shtet kaloi nga vendi i katërt në të tretin gjatë këtij viti, pasi 81% e prindërve emigrantë të anketuar janë të kënaqur me shërbimet e ofruara nga kujdesi shëndetësor për fëmijët e
tyre.

2. Republika Çeke

1. Finlanda – Ky shtet u rendit në vend të parë sepse asnjë nga emigrantët e anketuar nuk tha asgjë negative në lidhje me shërbimin e kujdesit shëndetësor ndaj fëmijëve, sigurinë e tyre, apo nivelin e mirëqenies ndaj familjeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020780563354492