INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni cilat janë 5 këngët më të kërkuara nga ju në Shazam [VIDEO]

Zbuloni cilat janë 5 këngët më të kërkuara nga ju në Shazam [VIDEO]

Publikuar më: 20:36 19-11-2017

Këto ditë më shi nuk kalohen më mirë se me një kafe të gjatë e me muzikë të mirë në sfond. Na ndodh shpesh herë të dëgjojmë një këngë por nuk e dimë titullin e saj dhe menjëherë kërkojmë në Shazam, e lidhur me këtë, playlista e 5 këngëve më të kërkuara në Shazam është kthyer në një rubrikë të përjavshme. Për të disatën javë rradhazi, kënga më e kërkuar nga dëgjuesit shqiptare në Shazam është “Rockstar” e Post Malone ft 21 Savage. Në vendin e 2-të klasifikohet një këngë shqiptare e publikuar së fundmi. Bëhet fjalë për “Një Lamtumirë”, bashkëpunimin e Danit dhe Irkenc Hykës, ndërkohë që në vendin e 3-të ndodhet një tjetër shqiptare, Rita Ora me superhitin e saj “Anyëhere”. Në vendin e katër pozicionohet Camilla Cabello me “Havana” dhe playlista mbyllet me një new entry, “Direzione La Vita- Annalisa”.

5-Annalisa - Direzione la vita

4-Camila Cabello - Havana ft. Young Thug

3-Rita Ora - Anywhere

2-Irkenc Hyka ft. Dani - Nje Lamtumire

1-Post Malone - rockstar ft. 21 Savage

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482