INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni çfarë do të thotë

Zbuloni çfarë do të thotë "të vuani nga një personalitet i dyfishtë"

Publikuar më: 17:06 31-08-2017

A e dini se edhe ju vuani nga “personaliteti i shumëfishtë”? Ashtu si të gjithë, miqtë, familja dhe njerëzit që takoni në rrugë.

Po në çfarë kuptimi? Në të vërtetë, nuk është e vërtetë që vuajmë nga personalitete të shumëfishta, apo “çrregullime psikopatologjike të personalitetit”, si në ato rastet kur bashkëjetojnë, duke u alternuar në mendjen e personit, më shumë se një identitet. Titulli i këtij artikulli, edhe pse pakëz provokues, ka një element të së vërtetës.

Sa herë jeni ndjerë të ndarë më dysh? Një pjesë që do të bënte diçka dhe një që nuk do të donte ta bënte atë, një që do të sillet në një mënyrë dhe tjetra në një tjetër, një që ka një mendim dhe tjetra që ka një tjetër, të ndryshëm ose madje kundërshtues me të parin?

Më shumë se një “personalitet i shumëfishtë”, mund të mendojmë për një djall dhe një engjëll, ose më mirë, në terma të psikanalizës, për një pjesë e shëndetshme dhe një më pak e shëndetshme.

Pjesa e shëndetshme është ajo që zakonisht zhvillohet me kalimin e kohës përmes përvojave të mira, pozitive dhe konstruktive të jetës, punës, eksplorimeve personale, rritjes drejt një gjendjeje mirëqenieje; është falë asaj që mendojmë dhe veprojmë për mirëqenien tonë.

Pjesa jo e – shëndetshme ose jofunksionale, është shpesh e lidhur me zakone e automizma jo të mira, është një e cila është ndërtuar me kalimin e kohës, bazuar në dhimbjen e plagëve dhe traumave të së shkuarës (shpesh duke filluar që nga fëmijëria). Janë ato që kemi përjetuar më fort dhe me të cilat është përshtatur pjesa tjetër e personalitetit tonë.

në mënyrë metaforike: Nëse ne mendojmë për trupin e njeriut dhe sjelljet tona, pjesa e shëndetshme është qëndrimi “i kontrolluar”, që ne të përpiqemi ta adaptojmë kur rrijmë drejt, ndërsa pjesa e pashëndetshme janë qëndrimet që përshtasim e që na sjellin dhembje fizike.

Paradoksalisht, “na mërzit” më shumë pjesa e shëndetshme.

Pjesa jonë e mirë, “ëngjëlli” në shumicën e rasteve na bën thirrje të shtyjmë kënaqësitë, në vend se të përpiqemi t’i plotësojmë ethshëm dhe me nxitim. Nuk ndjek parimin “gjithçka dhe menjëherë!”

Eshtë ajo, pjesa jonë e shëndetshme, të cilën duhet ta falënderojmë kur, si studentë në universitet, pas orësh të tëra lexim, në vend që të themi “vafsh në djall, pasi profesori as nuk do të kalojë njeri”, rrijmë aty duke gëlltitur irritimin tonë, bëjmë dy hapa dhe kthehemi të studiojmë.

Eshtë ajo që duhet të falënderojmë kur, si nëna, që sapo kthehemi të lodhura nga puna dhe fëmija nis të llastohet, në vend që t’i bërtasim, ruajmë qetësinë duke kuptuar se nuk duhet ta zbrazim mbi të mërzinë e lodhjes sonë.

Eshtë ajo që duhet të falënderojmë, kur shkojmë në palestër në vend se të vazhdojmë të bëjmë një jetë sedentare, të atyre që preferojnë kënaqësinë e tashme të divanit, në vend të shëndetit dhe një trupi të fortë në afatgjatë.

Pra, të gjithë kemi dy zëra, një që na shtyn të zgjedhim më të mirën për ne, dhe një që na shtyn të zgjedhim më të keqen, por me siguri më të rehatshmen.

Jeta jonë varet se në cilën anë vendosim të rrijmë.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602