INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet varri i 2,200 vjeçar. 80 femrat luftëtare donin  të pushtonin rajonin në Siberi [VIDEO]

Zbulohet varri i 2,200 vjeçar. 80 femrat luftëtare donin të pushtonin rajonin në Siberi [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 10-10-2017

Një varr 2.200 vjeçar është zbuluar kohët e fundit në Siberi. Nga të dhënat e para rezulton se varri i përket 80 femrave luftëtarëve.

Në skeletet e tyre janë gjetur dhe disa stoli të ndryshme që japin të dhëna mbi prejardhjen e tyre.

Stolite janë kryesisht disa rripa që në përbërje kanë qymyrin, koralin dhe bronzin. Në to janë gdhendur luftëtar që vrasin me shigjeta dy dhi.

Studiuesit besojnë se ato kanë qenë femra luftëtare të fisit të Xiongnun që përpiqeshin të pushtonin rajonin .

Ato ishin një fis nomadësh dhe njiheshin për aftësitë e tyre luftarake.

Ky fis mendohet se gjatë shekullit të 3 para Krishtit kanë dominuar Azinë Qendrore.

Xiongnun njihen nga historianët si ndër fiset më të mëdha me rreth 300.000 harkëtar.

Në këtë fis femrat trajtoheshin dhe stërviteshin njësoj si meshkujt, çka shpjegon dhe varrin e grave luftëtarëve të sapo gjetur.

Mendohet se ata u mblodhën për herë të parë në Mongoli dhe nisën të luftonin me fiset për rreth.

Gjurmët e këtij fisi janë të pranishme deri në shekullin e 5 para Krishtit dhe mendohet se me sulmet e përsëritura që patën me Kinën e Veriut, e shtynë këtë fundit të ngrinte një mur që sot njihet si Muri i Madh i Kinës.

Article Logic
Execution time: 0.0029008388519287