INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë

Zbulohet turisti i parë që do të shkojë në Hënë

Publikuar më: 10:39 18-09-2018

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar se kush do jetë pasagjeri i parë që do të shkojë në Hënë. Miliarderi japonez, Yusaku Maezawa, 42 vjeç tha se ka zgjedhur që të shkojë në Hënë. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së modës Zozo pritet që të udhëtojë me raketën Big Falcon. Misioni është planifikuar për në vitin 2023. Ky është misioni i parë që prej uljes së njerëzve në Hënë në vitin 1972.

turisti_2.jpg

Kompania thotë se ky fluturim është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së aksesit për njerëzit që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë. Vetëm 24 njerëz e kanë vizituar Hënën deri më tani- të gjithë amerikanë. Disa nga misionet Apollo thjesht kanë bërë orbitën e Hënës, si në rastin në fjalë. Raketa nuk është ndërtuar akoma, por Musk është besimplotë se gjithçka do jetë gati në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592