INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet shkaku i kancerit. Mos i konsumoni

Zbulohet shkaku i kancerit. Mos i konsumoni

Publikuar më: 16:26 24-06-2018
Deri sot shkaktari kryesor i kancerit nuk është zbuluar, por studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene. Sipas studimeve, 1/3 e të gjitha sëmundjeve tumorale, shkaktohet nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin tonë. 
Disa prej këtyre ushqimeve për ne janë më të shijshmet por absolutisht janë më të rrezikshmet për shëndetin, duke nisur nga çdo produkt që prodhohet nga mielli i bardhë.
Ai shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak.
Kokoshkat janë shumë të dëmshme, përveç sasisë të lartë të vajrave të hidrogjenizuara, ato të përgatitura në mikrovalë, janë të rrezikshme, pasi kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate, të cilat nga testet kanë treguar se çlirojnë një kimikat toksik që shkakton kancer të mushkërive.
Mishi i kuq dhe mishi i pjekur shumë, janë gjithashtu shkaktarë të sëmundjeve kancerogjene.
Ushqimet e shpejta duhet hequr nga menuja e çdokujt. Sipas studimeve në SHBA, rreth 34 mijë persona vdesin çdo vit, pasi hot dogët apo zgjedhje të tjera në këtë familje, përmbajnë fosfat sodiumi, një vrasës i njohur i organizmit.
Sodat dietike, ëmbëlsirat, peshku apo ushqimet e konservuara, ushqimet e fermentuara, patatinat apo alkooli, janë të gjitha zgjedhje të gabuara. Lëngjet, kryesisht të gazuara, dietike apo jo, përmbajnë sheqer dhe shumë kalori.
Ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrisë mundësitë për kancer në tru, ezofag, mëlçi, stomak etj. Përjashtim këtu bën vetëm vera e kuqe, e cila lufton kancerin
 
Article Logic
Execution time: 0.0031940937042236