INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet lidhja serioze e Flori Mumajesit me shoqen e Elvana Gjatës!

Zbulohet lidhja serioze e Flori Mumajesit me shoqen e Elvana Gjatës!

Publikuar më: 17:06 24-12-2017

Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e tyre, duket se kantautori Flori Mumajesi dhe moderatorja e “Prive” Liberta Spahiu janë duke hedhur hapa seriozë në lidhjen e tyre. Ka qenë miku i tyre i ngushtë, moderatori Alaudin Hamiti që u ka nxjerrë sekretin e marrëdhënies së fshehtë që po përpiqen të mbajnë Flori dhe Liberta, që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasionante.

Alaudini, i cili rri non stop me Libertën dhe Florin, që kur ata nisën lidhjen, ka zbuluar indirekt se lidhja e tyre jo vetëm që vazhdon, por është konsoliduar edhe më shumë.

Madje për t’i bërë qejfin mikeshës së tij, Alaudini i ka dorëzuar Florit emisionin që ka më shumë për zemër dhe që e moderon prej vitesh, programin e Vitit të Ri, shkruan "Panorama".

“Kam kënaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e “’NIN festiv’ t’ia dorëzoj mikut tim Flori Mumajesi! ‘NIN festiv’ as never seen before…”, ishte njoftimi që moderatori më i pëlqyer në Kosovë, Alaudin Hamiti dha për ndjekësit e tij pak ditë më parë.

Por jo më kot Alaudini, miku më i ngushtë i moderatores së “Prive” Liberta Spahiut, i dorëzon programin e Vitit të Ri, kantautorit që është përfolur si i dashuri i mikeshës së ngushtë.

Vitin e kaluar Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën, që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”. Në atë mbrëmje Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. Tashmë në pak kohë, Liberta duket se ka kaluar në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua në pranverë nga mediat e Kosovës. Duket se Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë ia ka ndryshuar jetën Florit, duke e tërhequr pas vetes, aq sa e ka bërë të lërë Tiranën.

Ndërkaq, mbetet për t’u theksuar se Flori dhe Liberta nuk e kanë konfirmuar lidhjen, por as e kanë mohuar.

Ndërkaq nga kërkimet në Instagram, portalet kanë gjetur një fotografi që ndoshta zyrtarizon marrëdhënien e tyre. Në foton në fjalë shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë; Klajdi Haruni dhe Bruno, dhe bashkë me ta ishte edhe e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

 

liberta.jpg4_1488527329-8609410.pngFlori-Liberta-768x385.png

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764