INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet kura për trajtimin e tumoreve të trurit [VIDEO]

Zbulohet kura për trajtimin e tumoreve të trurit [VIDEO]

Publikuar më: 15:49 05-01-2018

Studiuesit e universitetit Leeds në Angli kanë hedhur një hap drejt zbulimit të kurës për trajtimin e tumoreve të trurit.

Eksperimenti i udhëhequr nga Susan short mori përsipër injektimin e viruseve në tru tek 9 pacient të diagnostikuar me tumor agresiv të trurit.

Shkencëtarët kanë shpjeguar se duke futur viruse në tumoret e trurit e ndihmojnë sistemin imunitar që të çliroj një substanca të quajtura "interferone" e cilat luftonin tumorin.

Profesorja Susan Short shpjegon se në shumicën e rasteve qelizat e tumoreve sillen si qeliza normale dhe kjo ja vështirëson punën sistemit imunitar për të prodhuar kundërtrupa, por e kundërta ndodh me virusin, qelizat e virusit identifikohen menjëherë dhe në këtë mënyrë prodhohen kundërtrupa që luftojnë virusin dhe në këtë mënyrë dhe tumoret.

Në këtë mënyrë nëpërmjet një ndërhyrje kirurgjikale mjekët arrinin të hiqnin qelizat e tumorit të cilat janë dobësuar nga kundërtrupat.

Ky eksperiment i përfunduar me sukses tek 9 pacient ju ka dhënë shpresë mjekëve për të vazhduar studimet dhe për të gjetur një kur që lufton tumoret agresive të trurit.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013091564178467
    array(1) { ["section"]=> string(54) "zbulohet-kura-per-trajtimin-e-tumoreve-te-trurit-46728" }