INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet ku do të qëndrojë Edi Rama të shtunën gjatë protestës së opozitës

Zbulohet ku do të qëndrojë Edi Rama të shtunën gjatë protestës së opozitës

Publikuar më: 17:43 14-02-2019

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka thënë që protesta e ditës së shtunë do të jetë më e madhja jo vetëm që ka bërë opozitës këto vite por e 30 viteve të fundit.

Pyetja që shtrohet është ku do të jetë kryeministri Edi Rama gjatë kohës që poshtë zyrës së tij opozita do të protestojë për largimin e tij.  Axhendën por edhe vendndodhjen e kryeministrit më 16 shkurt e ka zbuluar ish-ministri Damian Gjiknuri në një postim në Facebook. “Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit”, shkruan Damin Gjiknuri.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0021610260009766