INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet harta më e vjetër detare e kohës së Skënderbeut. Ja ku po ekspozohet…[FOTO]

Zbulohet harta më e vjetër detare e kohës së Skënderbeut. Ja ku po ekspozohet…[FOTO]

Publikuar më: 15:58 28-11-2018

Vjen në Shqipëri një nga hartat më të vjetra detare e realizuar mbi lëkurë viçi dhe që daton në vitin 1455. Harta vjen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut dhe festave të nëntorit.

Pasi u zhduk për 2 shekuj kjo hartë u gjet në një bodrum të murosur, për tu bërë më pas pjesë e bibliotekës së Romës në shekullin e 18-të.
Artan Shkreli thekson se ky dokument e konfirmon Skëndërbeun si një fakt historik.
Artan Shkreli: “Ky është një zbulimi rëndësishëm jo për faktin se në të ndodhet emri heroit tonë në hartë, që edhe kjo është unike, por prej faktit se harta është e vitit 1455, në kulmin e famës së Skëndërbeut në Evropë. Harta është bërë nga Bartolomeo Pareto. Kjo tregon që ne dimë shumë pak për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.”

Ajo është vendosur në Muzeun Historik Kombëtar dhe do t’i rikthehet Italisë pas 2 javësh.

harta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664