INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet fundi i Game of Thrones, aktorja e njohur e serialit e zbulon papritur [FOTO]

Zbulohet fundi i Game of Thrones, aktorja e njohur e serialit e zbulon papritur [FOTO]

Publikuar më: 14:33 29-01-2019

Regjisorët e “Game of Thrones” janë shumë të kujdesshëm që mos të nxjerrin asnjë detaj të mundshëm të serialit, por me sa duket nuk i kanë marrë parasysh se aktorëve mund t’u shpëtojë goja.

Fansat mezi po e presin sezonin 8 dhe të fundit të “GOT”, që sipas regjisorëve dhe aktorëve, ky do të jetë më i përgjakshmi i parë deri tani dhe do të jetë e pamundur t’i përmbash lotët gjatë epilogut.

Kurioziteti është i madh për shumë personazhe, por sidomos për faktin se kush prej protagonistëve do të vdesë gjatë episodeve të fundit.

Do të jetë Sansa? Jon Snow? Daenerys? Cersei? Arya? Nuk dihet, ose më saktë jo të gjithë e dinë.

Nuk bëhet fjalë për regjisorët, por njerëz normale, miqtë e Sophie Turner, Sansa Stark, që me sa duket e ka pasur pak gjuhën e gjatë.

Gjatë një interviste, Sophie Turner deklaroi se nuk mban dot sekrete, as lidhur me “Game of Thrones”.

Aktorja tha se miqve të saj ua ka thënë se si përfundon seriali, por sipas saj, ata dinë të ruajnë një sekret. Epo, kjo është për t’u parë!

sophie.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268