INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet fabrika e kanabisit. Policia sekuestron 500 mijë paund drogë dhe arreston 2 të rinjtë

Zbulohet fabrika e kanabisit. Policia sekuestron 500 mijë paund drogë dhe arreston 2 të rinjtë

Publikuar më: 10:56 29-06-2018

Dy shqiptarë u arrestuan në Britaninë e Madhe, për prodhimin e një sasie kanabisi me vlerë rreth 500 mijë paund. Media lokale “The Argus” shkruan se 2 persona të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend u ndaluan. “Policia e Sussex nisi të kontrollonte zonën pasi banorët kishin raportuar një erë të çuditshme që vinte nga një pronë në Toddington Lane, Littlehampton. Oficerët e policisë bastisën në banesë të dielën e 17 Qershorit dhe gjetën më shumë se 600 bimë kanabisi. Nëse do të hidhej në treg, vlera e drogës përllogaritet se do të kapte një shifër prej 477,000 paund. Ndërkohë gjatë kohës që u futën në pronë, oficerët dalluan dy persona të cilët po tentonin të arratiseshin nga pjesa e pasme e shtëpisë”-raporton media angleze. Në operacionin për kapjen e dy shqiptarëve u përdorën: një dron, një helikopter dhe njësia e qenve. Dy të rinj të moshës 19 dhe 28 vjeç,u arrestuan nën dyshimin e prodhimit të drogës së klasit B. Të dy djemtë janë shqiptarë që kanë hyrë ilegalisht në UK. Identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ata mësohet se iu dorëzuan zyrës së Home Office dhe do të qëndrojnë të ndaluar derisa të shqyrtohen çështjet e tyre të emigracionit. Inspektori Danny West falenderoi banorët e zonës për informacionin fillestar. “Dëgjuam ankesat e tyre dhe ishim në gjendje të vepronim shpejt në bazë të informacionit që na dhanë. Ishim në gjendje të përdornim teknologji të tillë si droni, që të na ndihmonte për të kërkuar të dyshuarit dhe për kapjen e atyre që qëndronin pas një fabrike kaq të madhe kanabisi. Ky është një rezultat shumë i mirë për policinë e Sussex, e cila mundi të parandalonte hedhjen në treg të një sasie kaq të madhe droge“, tha West. "Ne jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje të mbështesim Policinë e Sussex në këtë operacion. Është një shembull i mirë i marrëdhënieve të forta që kemi me forcat e policisë në të gjithë vendin"- tha Richard Lederle, kreu i ekipit të zbatimit të emigracionit për Juglindjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102