INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet emri i ri i Maqedonisë. Athina bie dakord me propozimin e Shkupit[VIDEO]

Zbulohet emri i ri i Maqedonisë. Athina bie dakord me propozimin e Shkupit[VIDEO]

Publikuar më: 17:20 14-12-2017

Mediat greke zbulojnë se si do të emërtohet Republika Jugosllave e Maqedonisë. "Maqedonia e re" është emri që Shkupi i ka propozuar Greqisë. Kjo e fundit do të bjerë dakord, në mënyrë që t'i japë fund mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare, për emrin. Kjo sipas një raporti, që u referohet informacione ekskluzive nga Brukseli. Në të thuhet se të dyja palët dhe ndërmjetësi Matthew Nimiç, zyrtari i OKB përgjegjës për negociatat, ranë dakord të përdorin termin  "Maqedonia e Re", një emër i propozuar nga qeveria e Shkupit. Emri "Maqedonia e Re" u propozua në vitin 1992, por u refuzua nga ana greke në atë kohë. Një propozim tjetër më vonë ishte "Maqedonia Veriore", e cila gjithashtu u refuzua nga Athina sepse u duk irredentiste duke nënkuptuar se ka edhe një "Maqedoni Jugore". Raporti thotë se Greqia ka rënë dakord për ndryshimin e emrit, dhe shpalljet do të bëhen në pranverën e vitit 2018. Gjatë takimit katër-ditor të krerëve të vendeve të Ballkanit, kryeministri grek tha se mosmarrëveshja Athinë-Shkup mbi emrin e vendit fqinj do të zgjidhet brenda vitit 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262