INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet e vërteta e ''sherrit'' të Fifit me Luanën! [FOTO]

Zbulohet e vërteta e ''sherrit'' të Fifit me Luanën! [FOTO]

Publikuar më: 12:25 28-09-2019

“Ej nanusha, pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve që më keni bo, këtë sezon nuk do të jem më pjesë e “Shiko Kush Luan”… Arsyeja është Luana Vjollca”. Kështu shkroi Fifi në një postim të para disa ditëve dhe fansat e saj e të Luanës u bënë lëmsh.

Mesazhi ngjalli kureshtje të madhe: cfarë kishte ndodhur mes këngëtares dhe moderatores? “Iconstyle“ pretendon se nuk ka asnjë sherr në fakt, dhe se gjithcka është bërë vetëm për pak “zhurmë“.

Burimi tregon se Fifi do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit si këngëtare, vetëm se për shkak të një problemi të saj, ajo do të jetë e ftuar në natën e pare. Dy vjet më parë, Fifi pati probleme me emisionin “ Xing me Ermalin“ për shkak të vonesave në punë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039100646972656