INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet dokumenti. Ja si i kërkonte ministri, Bashës të privatizonte teatrin për deputetin ndërtues

Zbulohet dokumenti. Ja si i kërkonte ministri, Bashës të privatizonte teatrin për deputetin ndërtues

Publikuar më: 12:33 20-09-2018

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga foltorja e Kuvendit  shkresë që Florian Mima si ministër i Ekonomisë ia ka dërguar Lulzim Bashës, asokohe, kryebashkiak i Tiranës, përmes së cilës i kërkon privatizimin e teatrit të Metropolit, për llogari të biznesmenit-deputet Astrit Veliaj në vitin 2013.

Shkresa është pikërisht kjo që shikoni!

dokumenti_i_Rames.jpg

letra_3.jpg

Një korrespondencë e fundit të mandatit qeverisës të PD-së në vitin 2013 ndërmjet Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ose ndryshe midis Lulzim Bashës dhe ministrit të atëhershëm, Florion Mima, zbulon skandalin e tmerrshëm të grabitjes së pronës së qytetarëve të Tiranës, pikërisht të Teatrit të Metropolit, teatri i vetëm i qytetit.

Letra e firmosur nga vetë Lulzim Basha lejonte që një pronë shtetërore e Bashkisë së Tiranës të privatizohej për interes të deputetit të PD, Astrit Veliaj, i cili më pas do ta përdorte atë për të zgjeruar ambientet e universitetit UFO, i cili është në pronësi të tij.

Letërkëmbimi Basha-Mima

Pas një kërkese të pronarit të universitetit privat “UFO” për privatizimin e godinës që dikur ka shërbyer për Estradën dhe më pas për Teatrin Metropol, në prill të 2013, ministri i asaj kohe, Florion Mima, i nis një letër kryebashkiakut Lulzim Basha, ku i kërkon verifikimin e kësaj prone dhe pëlqimin e tij për privatizim.

“Në kuadrin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 819, datë 29.11.2007 “Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore” pika 2, kërkojmë informacion si dhe prononcimin tuaj për përfshirjen në procesin e privatizimit të objektit "Teatri Metropol" (Teatri i Estradës) në Tiranë. Në bazë të Udhëzimit nr. 1, datë 22.11.2010 "Për zbatimin e VKM-së nr. 428, datë 09.06.2010 "Nr kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes", për të përfshirë në procesin e privatizimit pronat që kanë kaluar në pronësi të pushtetit vendor, nevojitet miratimi i këshillit bashkiak, ndërsa për pronat të cilat janë në administrim të institucionit tuaj, nevojitet vetëm miratimi i kryetarit të bashkisë”, thuhet në letrën që Mima i ka dërguar Bashës.

Madje, dëshira dhe vullneti i Bashës për t’ia kaluar pronën shtetërore mikut të tij demokrat për zgjerimin e universitetit të tij privat në vitin 2013, ishte aq e madh saqë ai vetë ka caktuar edhe një person të posaçëm, me detyrë për të ndjekur procesin e për ta përshpejtuar atë, duke dëshmuar qartazi se kemi të bëjmë me një  grabitje të pronës publike dhe aferë të pastër korruptive.

“Objekti që ju na kërkoni pronën duhet theksuar se është pjesë e listës së inventarit të pronave të Bashkisë Tiranë e miratuar me VKB-në nrI3, datë 28.02.2013 për "Miratimin e listës së pjesshme (pjesa e pestë) të inventarit të pronave të paluajtshme të cilat janë në territorin nën juridiksionin e Bashkisë së Tiranës" listë e cila tashmë është dërguar në

Këshillin e Ministrave për miratimin. Sa më sipër Bashkia e Tiranës është dakord për përfshirjen në proces privatizimi të objektit të sipër përmendur dhe përfaqësuesi i institucionit tonë do të jetë znj. Iliada Kuqi menr.tel069…..84”, shkruhet në përgjigjen që Basha i drejton Florion Mimës.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/dokumenti-ja-si-i-kerkonte-ministri-bashes-te-privatizonte-teatrin-per-llogari-te-biznesmenit-deputet-135004

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449