INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet destinacioni i ri i turizmit dimëror në vend [FOTO]

Zbulohet destinacioni i ri i turizmit dimëror në vend [FOTO]

Publikuar më: 09:47 15-01-2018

Turizmi dimëror është shumë pak i zhvilluar në vendin tonë, edhe pse klima në fakt e favorizon. Në malet shqiptare mund të zhvillohet turizëm, por kjo kërkon infrastrukture. Me pak fjalë investime. Ndërsa sinjalet e parë të turizmit dimëror janë dhënë në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të hënë një destinacion të ri. Bëhet fjalë për Lepushën në Malësinë e Madhe ka nisur të jetësohet turizmi malor. Në fakt reshjet e dëborës të rëna gjatë natës kanë sjellë një pamje fantastike për këdo që ka mundësi të kalojë disa ditë pushimi në këtë zonë.
Edi Rama:
“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje përrallore nga Lepusha e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, vetëm pak kilometra larg nga Shkodra ku ka nisur të jetësohet turizmi malor, ju uroj një javë të mbarë ?”

rama_debore.png

debore_1.jpg

debore_3.jpg

debore_5.jpg

debore_4.jpg

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0041959285736084