INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet bashkëpunimi i ri mes Scorsese dhe DiCaprio

Zbulohet bashkëpunimi i ri mes Scorsese dhe DiCaprio

Publikuar më: 21:49 12-02-2019

Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio do të jenë producentët e serialit “The Devil in the White City”. Dy yjet duhet të ishin regjisori dhe protagonist, por historia e vrasësit serial Henry H. Holmes nuk do t’i shohë ata të përfshirë pas dhe para kamerës.

“The Devil in the White City” është historia e vërtetë e dy burrave që në vitin 1893 e kthyen Chicago-n në parkun e tyre të lojërave.

Njëri prej tyre, Daniel H. Burnham, arkitekti përgjegjës për ndërtimin e Ekspozitës Botërore në nder të Christofor Columbus, në një periudhë të shkurtër kohore duhej të kapërcejë pengesa të mëdha për të realizuar “Qytetin e Bardhë” rreth të cilit u ndërtua ekspozita.

Tjetri, Dr. H.H. Holmes ishte një vrasës serial, i cili me sa duket vrau një numër të pafund njerëzish (në mes të 27 dhe 200) në një kohë kur qyteti i Chicago-s ishte i magjepsur nga prania e Ekspozitës Botërore të 1893-ës.

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947