INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja pse Edi Rama nuk shkon tek Meta

Zbulohet arsyeja pse Edi Rama nuk shkon tek Meta

Publikuar më: 10:33 27-06-2019

Kryeministri Edi Rama duket e konsideron të pavlefshëm një takim me Presidentin ndaj dhe nuk shkon në takim me të. Në një takim me banorë të njësisë nr.4, ai tha se, nëse diskutohet për një datë të re zgjedhjesh, kjo është nul.

“Do doja të flisnim si të punojmë, si të rregullojmë, po ç’ti bësh, Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin por s’kemi ç’bëjmë. E thashë unë erdhi dita që edhe Nishani të duket si Xhefersoni. Habi e madhe. Kur bëmë marrëveshjen atëherë që ishte e deklaruar nga të dyja palët ata të Presidencës merrnin në telefon, na dërgoni letrat me firmë të përbashkët që jeni dakord për shtyrjen e zgjedhjeve, e kërkonte me shkrim. Po ky tani? Ky i hodhi benzinë zjarrit me atë marrëzinë e çfirmosjes së firmës së vetë. Ju dha motiv këtyre të mbrohen duke thënë do respektojmë dekretin”, tha Rama.

Sipas Ramës, edhe Kolegji Zgjedhor ka folur qartë, duke lënë në fuqi datën 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve. Sipas Ramës, vendimi i Kolegjit është i paankimueshëm në asnjë institucion.

"Ajo histori e ka marrë përgjigjen edhe nga Kolegji Zgjedhor askush se ve në diskutim vendimin e Kolegjit se ai vulos zgjedhjet. Sa për datë të re, ai mund të bëjë ç’të dojë, po do jetë nul. Kot e ka, këtu ka institucione. Presidenti s’ka asnjë të drejtë në asnjë rresht të Kushtetutës por kur e Kushtetutën e lexon në filxhan”, tha Rama.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079250335693359
    array(1) { ["section"]=> string(53) "zbulohet-arsyja-pse-edi-rama-nuk-shkon-tek-meta-97249" }