INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zbulohen identitetet e grabitësve të ngjarjes së rëndë në Fier[VIDEO]

Publikuar më: 16:23 23-03-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në qytetin e Fierit. Policia ka shkëmbyer zjarr me katër grabitës dhe për pasojë një prej tyre ka mbetur i vdekur në vend, një tjetër është pagosur dhe dy të tjerë kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ku persona të maskuar kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës, në një kohë që ai së bashku me bashkëshorten ishin në shtëpi. Sipas dëshmisë së zonjës së shtëpisë, hajdutët nuk kanë mundur të hyjnë dot brenda, pasi nuk kanë arritur të hapin dot një lloz në pjesën e brendëshme të derës.
Mësohet se policia sapo është njoftuar për tentativën për vjedhje, ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por është përballur me grabitësit me armë, që kanë qëlluar në drejtim të bluve. Po për fat asnjë nga policët nuk është dëmtuar dhe vetë janë detyruar t’ju kundërpërgjigjen duke shkëmbyer zjarr.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e dy autorëve të tjerë, që mundën të largohen duke përfituar nga errësira dhe moti i keq me një automiet ende të paidentifikuar. Mësohet se hajdutët nuk janë nga Fieri.
Viktima është 20 vjeçari, Julian Sollaku banues në Elbasan. Kurse i plagosur është Arben Muçi dhe i vëllai, që është në kërkim nga policia quhet Ardi janë nga Puka, por jetojnë në Ndroq të Tiranës me prindërit. Ndërsa hajduti i katërt është kunati i tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0030319690704346