INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detaje nga komploti për vrasjen e gazetarit rus. Arrestohet biznesmeni i armëve në Kiev

Zbulohen detaje nga komploti për vrasjen e gazetarit rus. Arrestohet biznesmeni i armëve në Kiev

Publikuar më: 11:06 01-06-2018

Një gjykatë ukrainase autorizoi të enjten arrestimin e një biznesmeni me dyshimin se ka porositur vrasjen e gazetarit rus Arkady Babchenko. Biznesmeni Borys Herman thuhet se ka paguar me 15 mijë dollarë një person i cili do të kryente vrasjen e gazetarit. Herman, pronar i një firme prodhimi të armëve, u ndalua në Kiev të mërkurën.

herman.jpg

Prokurorët kërkuan arrestimin e tij për 60 ditë. Babchenko tha më parë se zoti Herman, e kishte paguar personin e kontaktuar pasi lajmi i "vrasjes" ishte bërë publik në media. Ditën e martë, mediet sociale ukrainase raportuan se Babçenko, i cili u shpërngul në Ukrainë në vitin 2017, u qëllua për vdekje në shkallët e ndërtesës së banesës së tij. Informacioni u konfirmua më vonë edhe nga autoritetet ukrainase. Megjithatë, të mërkurën, gazetari u shfaq në një konferencë shtypi të realizuar nga shefi i Shërbimit sekret ukrainas, Vasyl Hrytsak, i cili tha se raportet e mëparshme rreth vrasjes ishin pjesë e një operacioni për të penguar një komplot të vërtetë vrasjeje ndaj Babchenkos. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, deklaroi se fakti që Babchenko ishte gjallë është "lajmi i mirë", duke shtuar se operacioni i SBU ishte realizuar për qëllime propaganduese.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832