INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen çmimet, ja sa do të kushtojë modeli më i shtrenjtë i Samsung Galaxy S10

Zbulohen çmimet, ja sa do të kushtojë modeli më i shtrenjtë i Samsung Galaxy S10

Publikuar më: 17:11 22-01-2019

Një ditë pasi insajderi i industrisë mobile Evan Blass publikoi foto të tre modeleve Galaxy S10, detaje të reja u zbuluan sot.

TuttoAndroid raporton se ka marrë detaje të opsioneve të memories dhe kostos së Galaxy S10.

Flagshipët e rinj të Samsung raportohet se do të kenë 6 dhe 8GB RAM. Ndërsa modeli më i shtrenjtë Galaxy S10 Plus apo X mund të ketë deri në 12GB RAM.

Ky i fundit gjithashtu pritet të ketë 1TB memorie.

Më poshtë gjeni modelet sipas çmimeve dhe RAM/Memorie:

S10 Lite 6/128GB – 779 euro
S10 6/128GB – 929 euro
S10 8/512GB – 1179 euro
S10 Plus 6/128 – 1049 euro
S10 Plus 8/512GB – 1299 euro
S10 Plus 12/1TB – 1599 euro

Siç mund ta shikoni nga lista e çmimeve, asnjë model nuk do të jetë i lirë ku modeli bazë fillon nga 779 euro.

Tre modelet pritet të debutojnë më 20 Shkurt ka konfirmuar Samsung.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039839744567871