INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen arsyet se përse nuk ju zë gjumi kur nuk flini në shtëpinë tuaj

Zbulohen arsyet se përse nuk ju zë gjumi kur nuk flini në shtëpinë tuaj

Publikuar më: 11:17 19-03-2019

Në Ditën Botërore të Gjumit kanë dalë rezultatet e një studim botëror të realizuar nga IHG Hotels & Resorts se përse nuk flejmë mirë jashtë shtëpisë. Është zbuluar se katër nga pesë udhëtarë kanë vështirësi të flenë në një shtrat tjetër. Shumica e njerëzve humbin rreth 58 minuta gjumë çdo natë.

Ndër shkaqet e përmendura për gjumin e parehatshëm, janë: 44%, ndërrimi i vendit, pra kur largohemi nga një mjedis në një tjetër, 35% zhurmat rastësore dhe 35% nga dëshira për të punuar vonë.
Më shumë se dy të tretat, pra rreth 67% e të anketuarve deklaruan se ndjehen më të lodhur kur janë larg shtëpisë. Për të pasur një gjumë sa më të qetë, gati gjysma e tyre, ose provojnë të dëgjojnë muzikë, 47% ose shikojnë televizor, 45%.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502