INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbehet ëndrra “Rusi 2018”, Italia mposhtet 1-0 nga Suedia

Zbehet ëndrra “Rusi 2018”, Italia mposhtet 1-0 nga Suedia

Publikuar më: 00:02 11-11-2017

Italia pëson një humbje shokuese në ndeshjen e parë të fazës “play off” ndaj Suedisë. Të kaltrit dolën me rezultatin 0-1 nga transferta e “Friends Arena”, teksa do të jenë të detyruar që në ndeshjen e kthimit të fitojnë me një rezultatin më të thellë se 1-0 për të siguruar një biletë për në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Fraksioni i parë i lojës nuk dhuroi shumë raste për shënim, pasi të dyja skuadrat luajtën një lojë të ashpër në mesfushë. Verrati mori një karton të verdhë, i cili në fakt do ta lërë jashtë skuadrës për ndeshjen e kthimit për shkak të plotësimit të kartonëve. Fraksioni i dytë i ndeshjes nis me agresivitet nga vendasit, të cilët gjejnë të papërgatitur mbrojtjen e të kaltërve pas një rivënie anësore në minutën e 61-të.

I sapofuturi në fushën e lojës Johanson zhbllokon shifrat, pasi topi u devijua në fund nga mbrojtësitë italian duke i bllokuar rrezen e pritjes portierit Bufon. Italia reagoi mjaft mirë me Darmian, por mbrojtësi i Junajtid ishte i pafat pasi goditja e tij përfundoi në tranversë. Me gjithë tentativat e shumta skuadra e Venturës nuk mundi që të shënonte golin e barazimit.

Sfida e kthimit do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza” të hënën në mbrëmje

Article Logic
Execution time: 0.0035080909729004