INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhja e flokëve brenda natës, si të kuptosh sindromën e Maria Antonetës

Zbardhja e flokëve brenda natës, si të kuptosh sindromën e Maria Antonetës

Publikuar më: 13:06 19-06-2019

Keni dëgjuar ndonjëherë që flokët të zbardhen brenda natës. Mjafton vetëm një natë për të kaluar nga një kokë ngjyrë në një kokë krejtësisht të bardhë, si ajo e një personi të moshuar.Sindroma e Maria Antonietta është një gjendje e dyshuar mjekësore e karakterizuar nga zbardhja e papritur e flokëve. Siç tregohet në disa artikuj shkencorë, sindroma e Marie Antoinette mund të jetë pasojë e alopecia areata (një çrregullim i zakonshëm autoimunitar që shpesh rezulton në humbje të paparashikueshme të flokëve”.

Me sindromën e Maria Antonietta nënkuptojmë zbardhjen e papritur të flokëve, një proces që ndodh gjatë natës. Emri rrjedh nga ajo e Mbretëreshës së famshme të Francës, e cila u dënua me gijotinë nga gjykata revolucionare për tradhti të lartë. Sipas dëshmive të kohës, gruaja, e cila u vra në moshën 38 vjeç, pas natës së fundit në qeli u paraqit në skelë me flokë të bardhë. Prandaj kjo sindromë mori emrin e saj.Shkaqet më të mundshme të sindromës së supozuar janë alopecia areata, një sëmundje e karakterizuar nga humbja e papritur e flokëve ose e copëtimit të tyre”, por që mund të ndikojë në të gjithë trupin.

Alopecia areata mund të shkaktohet nga stresi i rëndë. Mund të jetë gjenetike ose ndryshimet hormonale .Meqë në të kaluarën ngjyrat e flokëve ishin të zakonshme, shkencëtarët sugjerojnë se në disa raste të personave të burgosur, çngjyrosja e papritur mund të lidhet saktësisht me mungesën e aksesit ndaj ngjyrave, ndërsa djersitja e tepruar mund ndikonte në këtë gjendje.

Përveç asaj të Mbretëreshës së Francës që i dha emrin për gjendjen, disa raste të zbardhjes pak a shumë të papritur të flokëve janë dokumentuar në literaturën mjekësore dhe historike. Raste të ngjashme u zbuluan gjatë Luftës së Dytë Botërore në mesin e viktimave të bombardimeve, të cilat pa dyshim iu ishin nënshtruar stresit të madh.

Megjithatë duhet thënë se kjo sindromë ende ngre shumëpikëpyetje tek mjekët pasi edhe rastet janë shumë të rralla.

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316