INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet misteri, tashmë zyrtare: Ja sa para u grabitën në Rinas

Zbardhet misteri, tashmë zyrtare: Ja sa para u grabitën në Rinas

Publikuar më: 11:07 01-05-2019

Një nga pikat më të debatuara sa i përket grabitjes të ndodhur në 9 prill në Rinas ishte edhe pyetja sa para u grabitën.

Raportimet lidhur me shumë e eurove të grabitura deri më tani kanë qënë kontradiktore.

Por këtë të mërkurë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë përgjigje zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, ku konfirmohet se në aeroportin e Rinasit janë grabitur rreth 6 milionë euro.

Deri më tani për grabitjen në Rinas janë arrestuar 6 persona, ndërsa gjatë përballjes me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033161640167236