INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet formacioni, mësoni si do luajë Shqipëria kundër Turqisë [FOTO]

Zbardhet formacioni, mësoni si do luajë Shqipëria kundër Turqisë [FOTO]

Publikuar më: 19:14 13-11-2017

Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore në orën 18:30 ndaj Turqisë mbrëmjen e sotme. Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, vazhdon t’i besojë skemës me një sulmues të vetëm të mirëfilltë në fushën e lojës. Tekniku i kuqezinjve ka respektuar pritshmërinë për ndeshjen ndaj Turqisë, duke hedhur që nga minuta e parë një rreshtim 4-2-3-1. Veseli konfirmohet në qendër të mbrojtjes, ashtu si edhe Lilaj në mesfushë përkrah Xhakës. Ndërkaq, do të jetë një treshe mesfushorësh me tipare ofensive: Roshi-Grezda-Memushaj, të cilët do të mbështetin sulmuesin e vetëm të mirëfilltë që ka në dispozicion trajneri, Armando Sadikun. Ndërkohë që krahët e mbrojtjes do të përbëhen nga Elseid Hysaj në të djathtë dhe Ermir Lenjani në të majtë. Katërkëndëshi do të mbrohet nga Etrit Berisha.

lenja.png

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00094199180603027
    array(1) { ["section"]=> string(74) "zbardhet-formacioni-mesoni-si-do-luaje-shqiperia-kunder-turqise-foto-41825" }