INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhen të dhënat e TIMS, jo vetëm Tahiri edhe Elona Gjebrea në 'Audin' e Habilajve

Zbardhen të dhënat e TIMS, jo vetëm Tahiri edhe Elona Gjebrea në 'Audin' e Habilajve

Publikuar më: 15:04 24-11-2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri rezulton se më datën 08.08.2014, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, në orën 09:32, përmes Portit të Sarandës. Sipas të dhënave të sistemit TIMS të publikuar nga Lapsi.al ai ka udhëtuar me tragetin e linjës dhe nuk ka patur të regjistruar asnjë automjet.

Në të njëjtën datë, pra më 08.08.2014, rezulton sipas sistemit TIMS të ketë dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, edhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea.
Ajo ka dalë përmes Portit të Sarandës në orën 09:33 dhe nuk ka pasur të regjistruar asnjë automjet. Po kështu, sipas sistemit TIMS, më datë 14.08.2014, shtetasi Artan Habilaj, vëllai i Florian dhe Moisi Habilajt, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, me destinacion Greqinë. Ai ka dalë me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, në orën 10:51.

Më datë 16.08.2014, sipas sistemit TIMS, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, përkatësisht në orën 13:31 dhe 13:34.

Pra, bëhet fjalë për të njëjtin mjet që Tahiri ua kishte shitur Habilajve dhe me të cilin Artan Habilaj ka shkuar në Greqi më 14 gusht 2014. Po atë ditë, sipas sistemit TIMS, Artan Habilaj është kthyer në Shqipëri përmes Portit të Sarandës, duke përdorur si mjet transporti tragetin e linjës. Burimet, citon Lapsi.al, thonë se ngjarja ka ndodhur në kohën kur Habilajt ishin nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Article Logic
Execution time: 0.0033371448516846